Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 105 nga 422 kuti votimi.
Sipas rezultateve, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 14,322 vota, duke përfaqësuar 55.8% të votave totale të deri tanishme.
I dyti renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 8679 vota ose 33.8%.
Ndërsa forcë e tretë në Korçë rendtet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka grumbulluar 964 vota ose 3.8%.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 14,322 vota – 55.8%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 964 vota – 3.8%
Partia Mundësia – 526 vota – 2.0%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 154 vota – 0.6%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 39 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 11 vota – 0.1%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 8679 vota – 33.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 687 vota – 2.7%
Lëvizja Bashkë – 208 vota – 0.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 49 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 30 vota – 0.1%