Numërimi elektronik në Qarkun e Tiranës, konkretisht në Bashkinë e Vorës dhe në Njësinë bashkiake nr. 10, ka nxjerr dhe një projeksion se kush mund të jenë kandidatët që kanë marrë më shumë mbështetje nga lista e hapur.

Partia Socialiste sipas rezultatit paraprak në Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh.

Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë që në lojë janë 7 mandate deputetësh, të cilët do të fitohen me garë brenda socialistëve.

Më i votuari nga socialistët, duket se është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 5080 vota në Vorë dhe në Njësinë nr.10.

I dyti është Fatmir Xhafaj, i cili ka marrë mbështetjen e 1880 socialistëve deri më tani.

Ndërkohë që listës i shtohet dhe veterani, Erion Braçe me 912 vota, Ervin Hoxha me 615 vota, Ornaldo Rakipi me 569 vota, po ashtu Anila Denaj me 346 vota dhe e 7-ta, Julinda Dhame me 276 vota.

Të dy fundit përfitojnë nga kuotat gjinore. Ndërkohë që jashtë listës ngelet Pandeli Majko, i cili ka marrë më pak vota se Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu./ ndërkohë që nga zonjat, Mimi Kodheli ka marrë vetëm 195 vota, kurse Blerina Gjylahmeti, 182 vota.

QARKU I TIRANËS

PS – 19

Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja (5080)
Fatmir Xhafaj (1880)
Erion Brace (912)
Ervin Hoxha (615)
Ornaldo Rakipi (569)
Anila Denaj (346)
Julinda Dhame (276)

 

Jashte Kuvendit deri tani

Xhemal Qefalia (351)
Ylli Shehu (290)
Pandeli Majko (269)
Mimi Kodheli (195)
Blerina Gjylameti (182)
Olta Xhacka (172)
Etilda Gjonaj (171)
Blendi Sulaj (151)
Arben Pellumbi (135)
Toni Gogu (135)
Florian Pullazi (113)
Entela Ramosacaj (108)
Endrit Braimllari (106)
Andi Seferi (104)
Edlira Dyrmishaj (103)
Sofika Lleshi (88)
Halit Valteri (87)
Plarent Ndreca (82)
Klotilda Bushka (71)
Kejsi Elezi (66)
Roy Bashaj (63)
Etjen Xhafaj (60)
Glindxhet Madhi (58)
Eldian Cepeli (58)
Silda Cepe (53)
Antonela Dedej (50)
Persida Shkrepa (32)
Mirgit Vataj (26)
Halil Koloshi (12)
Ermonela Felajvalikaj (0)

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko