Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, janë 3 partitë e reja që kanë siguruar ulëse në sallën e Parlamentit.

Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, kandidatët e Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit do të futen për herë të parë në Kuvend.

Nga partia “Lëvizja Bashkë” e Adriatik Qorit, mandat ka fituar kandidati për deputet në Qarkun Tiranë, Redi Muçi.

“Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt fiton ulëse në Parlament me Ana Dajko, e cila po ashtu kandidoi në Qarkun Tiranë.

Në Kuvendin e Shqipërisë kthehet Tom Doshi, i cili ka siguruar mandatin e deputetit. Ndërsa partia e tij PSD, ka fituar 3 mandate në total, dy në qarkun Shkodër dhe 1 në Tiranë.

Partia Socialdemokrate (PSD)- 3 MANDATE

Tom Doshi (SHKODER)

Sabina Jorgo (SHKODER)

Albana Pellumbi (TIRANE)

Partia Mundësia 2 MANDATE

Agron Shehaj (TIRANE)

Erald Kapri (TIRANE)

Lëvizja Bashkë – 1 MANDATE

Redi Muci (TIRANE)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB)  – 1 MANDATE

Ana Dajko (TIRANE)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko