Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, foli sot në konferencën për mediat lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për fushatën dhe zgjedhjet e 11 Majit.

Lamberto Zannier u pyet nga gazetarët për sistemin e patronazhimit në vendin tonë dhe për ndërhyrjen e patronazhistëve në zgjedhje.

Lidhur me këtë shefi i misionit monitorues të OSBE/ODIHR tha se problemi nuk është ekzistenca e një rrjeti, por mënyra se si ata operojnë dhe se për çfarë përdoren.

Ai theksoi se është e rëndësishme që fenomenet e presionit ndaj zgjedhësve të frenohen në mënyrë që qytetarët të votojnë lirisht.

Lamberto Zannier: Patronazhimi, problem nuk është ekzistenca e një rrjeti, puna është për çfarë përdoren apo si operojnë. Sepse ne na thonë njerëz që ka presione që juk duhet të ekzistojnë për shembull.

Nëse presionet vijnë nga patronazhistë apo faktorë të tjerë që mund të kenë të bëjnë me punësimin apo…këto sigurisht duhen frenuar. Për ne duhet të ketë garanci që zgjedhësi të zgjedhë lirisht pa u ndjerë në presion, pa u ndjerë në intimidim. Çfarë do lloj faktori që të ndikojë negatvisht në këtë proces është faktor që duhet adresuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko