Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 351 nga 422 kuti votimi.
Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 54.5% ose 48,334 vota, duke siguruar dukshëm një fitore të qartë në këtë zonë.
Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 30,728 vota ose 34.6%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet zë vendin e tretë me 3,850 vota.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 48,334 vota – 54.5%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 30,728 vota – 34.6%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 3,850 vota – 4.3%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,925 vota – 2.2%
Partia Mundësia – 1,886 vota – 2.1%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 747 vota – 0.8%
Lëvizja Bashkë – 737 vota – 0.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 192 vota – 0.2%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 140 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 99 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 56 vota – 0.1%