Kandidati demokrat për Tiranën, mjeku Ilir Alimehmeti ishte mbrëmjen e sotme në News 24 për të folur për zgjedhjet që lamë, teksa është drejt fundit procesi i numërimit të votave.

PS projektohet një shumicë dërrmuese në parlamentin e ardhshëm me 82 mandate momentalisht. Në Tiranë, Alimehmeti që garonte në listën e hapur është drejt sigurimit të mandatit të tij në Kuvend.

Ai u shpreh për Erion Xhafon se vendi ynë në 2025 nuk mund të garantoj zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kemi një problem që sado ta rrotullojmë këtu mbetet. Ne s’dimë të bëjmë zgjedhje. Institucionet nuk garantojnë zgjedhjet. Ku të mos jetë administratat, e përfshirë, bandat e përfshira, paratë e përfshira. OSBE ka po të njëjta rekomandime. Pse duhen të lira? Nëse kemi rrugëtim evropian dhe perëndimor pa zgjedhje të lira kot flasim. Gjithçka nis nga përfaqësimi në parlament. Nëse përdorim një metodologji të gabuar zgjedhore dhe rezultatet janë jo të sakta.”

Sipas tij kemi një pjesëmarrje të ulët në votime vit pas viti.

“Pjesëmarrje e ulët. Vit pas viti pjesëmarrja është më e ulët. Kryeministri del dhe thotë mos votoni. E thotë vetë. Në fund të ditës, kemi një rezultat afro 52%, por pjesëmarrja është më pak se 50%. Kemi shumicën e pakicës. Vetë PS ka gjithmonë e më pak vota absolute. Se është zbrazur Shqipëria. De Fakto sundojmë me shumicën e pakicës. Nëse nuk fillojmë flasim për këtë problematikë. Nëse nuk kuptojmë ta bëjmë më mirë, nuk kemi bërë detyrën tonë.”

Detyra e parlamentit të ardhshëm është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për zgjedhjet e ardhshme.

“Të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Elementi i dytë si e përdorim këtë lloj informacioni. Ky është mandat për të qeverisur, jo për të vjedhur. Kur fitoi me diferencë 58 mijë vota Veliaj, ja ku është sot. Jo detyrimisht vota e marrë në atë mënyrë përkthehet në një qeverisje të saktë. Ky është problem madhor. Kjo duhet ndërruar. Kush merr mandatin për të qeverisur është për të qeverisur.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko