Ministri Blendi Gonxhja, i cili është edhe kandidati më i votuar në listen e PS thotë se vota e 11 majit është më shumë sesa politike.
Në një lidhje direkete për emisionin “Log” në News24, Gonxhja tha se vota e të dielës është një votë e zgjuar, për të cilën pranon se vjen edhe për shkak të fragmentarizimit të opozitës.
“Është votë më shumë sesa politike. Nuk është se vjen nga një simpati politike, por një votë e zgjuar, e cila vjen në rritje edhe për shkak të fragmentarizmit të opozitës edhe për shkak të një ofertë të paqartë të opozitës. Ka parti të vogla që flasin për bllokim të qeverisjes, një krizë qeveritare. Ka ego, ka copëzime dhe në një farë mënyrë kjo ka bërë që qytetarët të jenë më të bindur. Mendoj që ne mund të shohim të gjithë nga vetja”, tha Gonxhja.
Ai tha se “kjo që ne përfaqësojmë është një projekt në vijim, projekt kombëtar. Është një plan veprimi për përmirësimin e jetës së përditshme”.
Një këshillë kishte edhe për opozitën, duke thënë se “nuk mund të vish në pushtet, nuk mund të jesh fitimtar nëse nuk di të bashkohesh me të tjerët, të japësh një alternativë përbashkuese që kur të vijë në pushtet të jetë e përmirësueshme në vijim”.