Në qarkun e Tiranës janë numëruar 904 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 147,509 vota ose 48 %.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 107,728 vota, që përbëjnë 35.2%.
Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 15,209 vota, që përfaqësojnë 4.9 % të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 147,509 vota – 48.0%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 107,728 vota – 35.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 9,603 vota – 3.1%
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 10,438 vota – 3.4%
Partia Mundësia ka marrë 15,209 vota – 4.9%
Lëvizja Bashkë ka marrë 8,356 vota – 2.7%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 5,565 vota – 1.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 1,405 vota – 0.5%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 779 vota – 0.3%
Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 545 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 340 vota – 0.1%