Janë numëruar 4316 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në gjithë qarqet, teksa janë numëruar shumica e kutive në 12 qarqet e vendit.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 613,715 vota, ose 52.5%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me një përqindje prej 34.0% ose 398,132 vota,

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 42,733 vota, përpara PSD me 40,243 vota dhe partisë Mundësia me 34,206 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 16,184 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 613,715 vota – 52.5%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 398,132 vota – 34.0%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 42,733 vota – 3.7%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 40,243 vota – 3.4%

Partia Mundësia – 34,206 vota – 2.9%

Lëvizja Bashkë – 16,184 vota – 1.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 14,784 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 4,593 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,377 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,724 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 814 vota – 0.1%

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko