Janë numëruar 4570 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në gjithë qarqet, teksa janë numëruar shumica e kutive në 12 qarqet e vendit.
Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 656,266 vota, ose 52.5%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.
Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me një përqindje prej 34.1% ose 426,039 vota,
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 45,680 vota, përpara PSD me 42,442 vota dhe partisë Mundësia me 36,857 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 17,681 vota.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 656,266 vota – 52.5%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 426,039 vota – 34.1%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 45,680 vota – 3.7%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 42,442 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 36,857 vota – 2.9%
Lëvizja Bashkë – 17,681 vota – 1.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 16,063 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 4,868 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,540 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,862 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 867 vota – 0.1%