Në qarkun e Shkodër janë numëruar 347 kuti nga 405 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Koalicioni PD-ASHM ka dalë forcë e parë në këtë qark me 40.3% të votave, përkatësisht 33,111 vota, duke lënë pas PS.
Partia Socialiste e Shqipërisë ka siguruar 30,265 vota ose 36.8%, duke dalë e dyta në këtë zonë, me një diferencë rreth 3 mijë vota nga PD-ASHM.
Partia Socialdemokrate renditet e treta me 17.6% ose 14,560 vota, duke lënë pas subjektet e tjera të vogla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 33,111 vota – 40.3%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 30,265 vota – 36.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 14,506 vota – 17.6%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 1,271 vota – 1.5%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 1,373 vota – 1.7%
Partia Mundësia ka marrë 1,014 vota – 1.2%
Lëvizja Bashkë ka marrë 455 vota – 0.6%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 93 vota – 0.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 79 vota – 0.1%
Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 52 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 21 vota – 0.0%