Janë numëruar 484 kuti në qarkun e Fierit nga 587 që janë në total, ku PS kryeson me 62.6%, ose 83,611 vota, duke ruajtur pozicionin si forca kryesore politike në këtë zonë.
Koalicioni PD-ASHM ndjek me 25.6% ose 34,235 vota, ndërsa i treti Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 4.8% ose 6,387 vota.
VOTAT PËR ÇDO PARTI POLITIKE
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 83,611 vota – 62.6%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 34,235 vota – 25.6%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 6,387 vota – 4.8%
Partia Mundësia – 3,195 vota – 2.4%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,874 vota – 1.4%
Lëvizja Bashkë – 1,407 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,191 vota – 0.9%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 998 vota – 0.7%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 368 vota – 0.3%
Lëvizja Atdheu (LA) – 179 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 52 vota – 0.0%