Janë numëruar 4812 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në gjithë qarqet, teksa janë numëruar shumica e kutive në 12 qarqet e vendit.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 686,653 vota, ose 52.3%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me një përqindje prej 34.1% ose 448,171 vota,

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 47,797 vota, përpara PSD me 44,757 vota dhe partisë Mundësia me 38,883 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,660 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 686,653 vota – 52.3%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 448,171 vota – 34.1%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 47,797 vota – 3.6%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 44,757 vota – 3.4%

Partia Mundësia – 38,883 vota – 3,0%

Lëvizja Bashkë – 18,660 vota – 1.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17,030 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,086 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,642 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,936 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 931 vota – 0.1%

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko