Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun Korçë, ku fituese rezulton Partia Socialiste e cila ka siguruar 6 mandate, duke marrë 58,286 vota ose 54.4%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM ka marrë 36,929 vota ose 34.4%, pra 4 mandate.

 

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) është bërë forcë e tretë duke marrë 4,692 vota ose 4.4%.

 

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 58,286 vota – 54.4%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 36,929 vota – 34.4%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 4,692 vota – 4.4%

Partia Mundësia – 2,296 vota – 2.1%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,536 vota – 2.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,038 vota – 1.0%

Lëvizja Bashkë – 865 vota – 0.8%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 162 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 74 vota – 0.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 208 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 123 vota – 0.1%

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko