Përfaqësuesja ligjore e PS-së, Elena Xhina, në mbledhjen e Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka deklaruar se duan që procesi i numërimit të votave të diasporës, konkretisht të atyre të Greqisë që janë administruar, të numërohen.

Ajo tha se nuk kundërshtojnë pretendimet e PD-së, por aktin e komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Sa i takon vullnetit të PS-së për numërimin e votave, ka qenë pikërisht vullneti unë ai që lejoi vijimin e procesit sepse sa i takon pretendimeve të PD-së se zarfet e Greqisë janë të helmuara, ne si PS por edhe PD kanë ngritur pretendime. Ne, që të mos e bllokojmë procesin, le të vijomë. Të ndalojmë në këtë fazë, komisioneri zgjidhë, të bëjmë ankimin ligjor dhe të vijohet me procesin.

Në asnjë moment nuk u kemi thënë numëruesve tanë të ndalojnë. Ne inkurajomë numëruesit të vijojnë të numërojnë. Nuk ka një ngecje. Ne jemi duke kundërshtuar një akt të komisionerit, jo pretendimet e PD-së”, tha Xhina.

Kujtojmë se KSHZ, duke marrë shkas nga rezervat e shprehura nga koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore lidhur me fletët e votimit nga jashtë të mbërritura nga Greqia, që sollën dhe ndërprerjen e numërimit të votave të ardhura nga diaspora, vendosi që kur grupi numërimit dhe Komisioni i Administrimit e Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë për votuesit nga jashtë nuk vlerëson zarfin/et “B”, atëherë këto fletë votimi apo zarfe do të vlerësohen nga KQZ rast pas rasti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko