Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë ku po shqyrtohet ankimimi i Partia Socialiste e Shqipërisë”, për shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me mënyrën e administrimit të fletëve të votimit nga jashtë, duke e konsideruar si të pavlefshëm dhe të nxjerrë në kundërshtim me ligjin.

Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike është shprehur se vendimi i KSHZH për veçimin e votave të diasporës është i duhur duke marrë parasysh problematikën që ka.

Marash Logu tha se “thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen.”

“PS e ka të qartë që PD-ASHM nuk do të lejojë asnjë zarf që vjen nga Greqia të numërohet, derisa të provohet se është marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet kjo, le të numërohet, le të vlerësohet. Po thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen edhe sikur të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohemi në këtë fazë gjatë numërimit të votës së diasporës”, tha Logu.

Kujtojmë se KSHZ, duke marrë shkas nga rezervat e shprehura nga koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore lidhur me fletët e votimit nga jashtë të mbërritura nga Greqia, që sollën dhe ndërprerjen e numërimit të votave të ardhura nga diaspora, vendosi që kur grupi numërimit dhe Komisioni i Administrimit e Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë për votuesit nga jashtë nuk vlerëson zarfin/et “B”, atëherë këto fletë votimi apo zarfe do të vlerësohen nga KQZ rast pas rasti.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko