Disa vëzhgues përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njëri tjetrin gjatë procesit të numërimit të votave në KZAZ Nr. 32.

Konflikti raportohet se ndodhi mbrëmë rreth orës 20:15.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas njoftimit për përplasjen është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko