Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën “detyrim paraqitje” për Ladi Ndoja (bashkëshortin e deputetes së PD-së, Elda Hoti) dhe Amarildo Jushi.

Ata u arrestuan mbrëmjen e së shtunës për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10 Maj 2025, rreth orës 20:20, me automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën makinës që drejtohej nga zyrtari Renuar Kola, Drejtor i Arsimit dhe me pasagjer shtetasin me iniciale A. D., të dy banues në Rrëshen.

Ladi Ndoja dhe Amarildo Jushi i bllokuan rrugën me pretendimin se zyrtari po kryente veprimtarinë e blerjes së votave.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve Ladi Ndoja dhe Amarildo Jushi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e Renuar Kolës nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko