Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme (13 maj) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Gentian Gjyli mësohet se po pyetet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.
Berberin, ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të dyshimta të lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Kujtojmë që ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Belinda Balluku, përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.