Në mënyrë surprizuese, jashtë listës fituese deri tani janë Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Numërimi i votave preferenciale në Tiranë ka nisur dhe po jep rezultatet e para befasuese. Nga 101 kuti të numëruara nga gjithsej 1282, duket se disa prej figurave më të njohura të politikës do të mbeten jashtë Parlamentit.

Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate në total në Tiranë. Nga këto, 12 janë nga lista e mbyllur dhe 7 nga lista e hapur, ku Blendi Gonxhja kryeson me më shumë vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Emra të tjerë që pritet të hyjnë në Kuvend janë Erion Braçe, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Antonela Dedej dhe Anila Denaj.

Në mënyrë surprizuese, jashtë listës fituese deri tani janë Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Në kampin opozitar, Partia Demokratike ka rikuperuar një mandat nga Partia Mundësia. Ilir Alimehmeti vazhdon të jetë më i votuari, ndërsa Jorida Tabaku po zhvillon një garë të ngushtë me Lorenca Hoxhën. Ndërkohë, figura si Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani ndodhen jashtë Kuvendit.

Për sa i përket partive të vogla, Partia Mundësia do të çojë në Kuvend kreun e saj, Agron Shehajn, ndërsa Erald Kapri mbetet jashtë. Nisma “Shqipëria Bëhet” do të përfaqësohet nga Adriatik Lapaj, që ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Ndërkohë, Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë mbetet jashtë, pasi më shumë vota ka marrë Redi Muçi. Partia Socialdemokrate do të çojë në Kuvend Albana Pëllumbin, e para në listën e saj të mbyllur.

PS 7 mandate nga lista e hapur

Blendi Gonxhja     5186

Fatmir Xhafaj      1975

Ornaldo Rakipi   1176

Erion Braçe          1029

Ervin Hoxha       773

Antonela Dedej  475

Anila Denaj         423

PD 2 mandate nga lista e hapur

Ilir Alimehmeti           1191

Jorida Tabaku            1078

Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur

Agron Shehaj

PSD 1 mandat nga lista e mbyllur

Albana Pëllumbi

Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur

Adriatik Lapaj

Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur

Redi Muçi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko