Skip to content

Kohë pa lëshuar mufka! Trump: Po të ishte i mençur Xhorxh Uashington…

HAHAHA HIHIHHI e1554976866361

Presidentit amerikan Donald Trump kishte kohë pa bërë deklarata kontraverse, ndryshe një mufkë dhe ja ku është!

Ai deklaroi se po që se do të ishte i mençur, Presidenti Xhorxh Uashingtoni duhet ta kishte emëruar malin Vermont me emrin e tij në mënyrë që të mbahej mend.

“Nëse ai do ishte mjaft i zgjuar, do t’ia  kishte lënë malit emrin e tij”, tha Trump, sipas Politico.

“Duhet të vendosni emrin tuaj në gjëra, përndryshe askush nuk ju kujton.”

Por përkundër dyshimeve të Trump, Xhorxh Uashington është presidenti më i njohur në historinë e Shteteve të Bashkuara. A mbahet si “Babai i Kombit”.

Uashingtoni, DC, ku jeton Trump, është emëruar në bazë të tij, siç është emëruar edhe shteti i Uashingtonit dhe qindra memoriale në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.