Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Gjirokastrës, qark i cili i dha 3 mandate Partisë Socialiste dhe 1 asaj Demokrate.
Ndërkohë sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e hapur PS do të fusë në Kuvendin e ri dy deputetë.
Deri tani janë numëruar 182 kuti nga 198 në total, ku rezulton se më të votuarit në këtë qark për PS nga lista e hapur janë Tërmet Peçi dhe Piro Dhima.
Ndërkohë PD nuk fut asnjë deputet nga lista e hapur për këtë qark, duke lënë jashtë ish-ministrin Arben Ristanin.
PS 2 mandate nga lista e hapur:
1 Tërmet Peçi 8718
2 Piro Dhima 5985