Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi siguroi fitoren e mandatit të katërt qeverisës, duke marrv 83 ulëse në Parlamentin e ri të Shqipërisë.
Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të mbajë fjalimin e fitores mbrëmjen e sotme (14 Maj) në Sheshin Skënderbej në orën 19:00.
Rama iu drejtua shqiptarëve duke u thënë “ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm”.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë❤️🖐️”, shkroi Rama.