Nga Blerina Bombaj, dietologe
- Çfarë është matcha?
E njohur për ngjyrën e saj të dallueshme jeshile, matcha është një formë pluhuri shumë e përqendruar e çajit jeshil, e bërë nga bima Camellia sinensis. Gjethet e çajit të përdorura për matcha rriten nën hije, duke krijuar një aromë më të pasur dhe më të ëmbël se çajrat e tjerë.
- Përfitimet e matcha
Studiuesit besojnë se përfitimet e matcha-s vijnë kryesisht nga përqendrimi i lartë i polifenoleve të çajit, një lëndë ushqyese e pasur me antioksidantë që gjendet në bimë. Shumë ushqime të tjera përmbajnë gjithashtu polifenole, por përqendrimi në matcha e ben me te vecante kete pluhur.
- Përmirëon shëndetin e trurit. Matcha është e njohur për vetitë e saj që ndihmojne ne plakje me te shëndetshme, veçanërisht për shëndetin e trurit. Studimet mbështesin ndikimin e matcha-s në kujtesë, funksionin kognitiv dhe rritjen e perqendrimit, hulumtimet knea gjetur përfitime më të mëdha kognitive tek gratë sesa tek burrat
- Përmirëson shëndetin e zorrëve. Polifenolet në matcha ndikojnë në shëndetin e zorrëve. Kjo i atribuohet katekinave EGCG, një lloj polifenoli shumë i përqendruar në matcha. Mikrobioma e zorrëve luan një rol të rëndësishëm në sëmundje si diabeti, obeziteti dhe çrregullimet e mëlçisë.
Katekinat EGCG gjithashtu shtojnë baktere të shëndetshme në zorrë dhe mund të përmirësojnë metabolizmin. Pas dy javësh nga një çaj matcha në ditë, ndryshimet shpesh fillojnë ne mikrobiomë.
- Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Disa kërkime kanë gjetur se vetitë antioksiduese dhe anti-inflamatore në matcha mund të forcojnë shëndetin e zemrës. Një studim historik i vitit 2001 zbuloi se çaji jeshil, duke përfshirë edhe matcha, parandalonte aterosklerozën, krijimin e pllakave në arterie, por studimi u bë te kafshët, jo te njerëzit.
- Ul stresin, Një studim i vitit zbuloi se matcha mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit. Kjo mund të jetë për shkak të niveleve të larta të L-theaninës në matcha, një aminoacid qe lidhet me permiresimin e humorit dhe uljen e stresit. Ndërrimi i kafesë ose pijeve energjike me matcha mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të marrë përfitimet e kafeinës pa stres, sepse vetitë e kafeinës tek matcha ndryshojnë nga kafeja.
- Forcon sistemin imunitar. Një matcha në ditë e mban mjekun larg. Të paktën, kjo është ajo që sugjerojnë provat që lidhin matcha me një sistem imunitar më të fortë. Vetitë anti-inflamatore të Matcha-s mbështesin një sistem të shëndetshëm imunitar, ndërsa përmirësimet e dukshme në shëndetin e zorrëve forcojnë gjithashtu përgjigjen imune.
- Mund të ngadalësojë plakjen e parakohshme. Katekinat që gjenden në matcha ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, duke ngadalësuar potencialisht procesin e plakjes. Ky përfitim u gjet kryesisht në tru, por matcha mund të ngadalësojë plakjen edhe në qelizat e tjera.
- Mund të ulë rrezikun e disa llojeve të kancerit. Një nga përfitimet te zbuluara më se fundi dhe më emocionuese të mundshme të matcha-s është potenciali i saj për të ulur rrezikun e kancerit. Studimet e hershme mbi kafshët sugjerojnë se mund të ndërpresë rregullimin e ciklit të qelizave kancerogjene. Shumica e studimeve shikojnë ndikimin e matcha-s në qelizat e kancerit të gjirit. Megjithatë, duhet bërë shumë më tepër kërkime mbi njerëzit për të vërtetuar këto përfitime. Studimet mbi kafshët nuk përkthehen gjithmonë në përfitime njerëzore.