Skip to content

Arrestohet Julian Assange

106409996 assange file pic reuters

Bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange u strehua në ambasadë shtatë vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me pretendimet se ka sulmuar seksualisht një grua.

Policia Metropolitane tha se Assange ishte arrestuar pasi e kishte refuzuar dorëzimin në gjykatë.

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno tha se e tërhoqi azilin e Assange pas shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.