Detaje dalin nga aksidenti masiv tek “Pallati me Shigjeta” mbrëmjen e së martës, ku u përfshinë 4 automjete.

Raportohet se dy makina kanë qenë duke ndjekur njëra-tjetrën dhe kanë përplasur dy mjete  të ndaluara në semafor.

Pas aksidentit, dy shoferët e identifikuar si Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Torofin, 35 vjeç, kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Dyshohet gjithashtu se mes tyre ka pasur edhe një përplasje me armë.

Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte 28 vjeçari Eduart Koboçi shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: Shpallën në kërkim shtetasit E. K., 28 vjeç dhe Z. T., 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor.

Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi E. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko