Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar protestën më 16 Maj, ditën kur kryeministri Edi Rama pret Samitit të Komunitetit Politik Europian.
“Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri”, shkroi Berisha krahas sloganit.
Sali Berisha njoftoi protestë pas humbjes së zgjedhjeve të Majit, ku PS siguroi 83 mandate në Parlamentin e ri.
Berisha u shpreh se protesta do të jetë paqësore dhe sipas tij ka për qëllim të “sensibilizojë opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama”.
“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet.
Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”, tha ai.