Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X pas urimit të homologut hungarez Viktor Orban për fitoren në mandatit të katërt.

Rama shprehet se mezi pret të vijojë bashkëpunimin me Hungarinë për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, një kauzë që Viktor Orban e mbështet prej kohësh.

Rama mirëpret nesër Orbanin dhe liderët e tjerë europian për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Postimi i Ramës në X:

Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku në të mirën më të madhe të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian — një kauzë të cilën ti e ke mbështetur prej kohësh.

Dhe po, mezi pres gjithashtu të të mirëpres në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, pas atij takimi fantastik që patëm të gjithë në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë — ku ti e vendose nivelin shumë lart, miku im.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko