Skip to content

Kundërshtoi kontrollet e SPAK në banesë dhe biznese, Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt! Çështja e vëllait të kryebashkiakut rikthehet për rigjykim në Apelin e GJKKO

Gjykata e Lartë vendosi të pranojë rekursin e Arbër Veliaj dhe ta kthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues.

Arbër Veliaj është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbahet në paraburgim nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash dhe kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.

“Prishjen e vendimit nr. 51 (87-2025-67), datë 28.02.2025, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, tek i njëjti trup gjykues”, njoftoi Gjykata e Lartë.

Kujtojmë se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohen nga SPAK bashkë me 6 biznesmenë.

“”