Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për media ka deklaruar se kanë shumë fakte që zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë grabitur.

Berisha tha se “kemi aq të panumërta sa kemi vështirësi të zgjedhim e çfarë të paraqesim përpara.”

Berisha: Ndodhi edhe në 2001, por ja që… miq nëse ka dy gjëra që ngjasin njëra eterike dhe tjetra materiale, janë e vërteta dhe diamanti për nga forca e tyre. Sado të përpiqen ta nxijnë diamantin, diamanti mbetet diamant. Nuk e shtypin me asgjë. E vërteta është eterike, por është njëlloj me diamantin.

Kur ne kemi shkuar në 2001, kemi dëshmuar me fakte që sot i kemi aq të panumërta sa kemi vështirësi të zgjedhim e çfarë të paraqesim përpara, atëherë nuk mundet kush… mos harroni, ne kemi fituar dhe do të fitojmë.

U them demokratëve se nuk ka mision më të shenjtë sesa të mbrojmë dhe t’i dalim zot të drejtës themelore të shenjtë të qytetarë për të votuar të lirë.

Ndërgjegje e njeriut të lirë nuk mund të mposhtet kurrë me mashtrime. Do ta bëjmë këtë beteje me sukses. Mbajeni mend. Është e vërteta që na e garanton suksesin.

Kjo nuk është fitore, por grabitje  e zgjedhjeve. Nuk ka shqiptar që nuk e ka parë me sy. Plaçka e vjedhur do të kthehet. Ky është rregull. Cilido që pa me sy vjedhjen e zgjedhjeve dhe shprehet për fitore të Edi Ramës, përdor fjalorin e tij. Këto janë evidente.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko