1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti

Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk ndikuan në kursin e këmbimit euro-lekë.

Aktualisht një euro po këmbehet me mbi 98  lekë duke pësuar një luhatje  të lehtë përgjatë këtyre  ditëve. Nëse vërejmë kursin e këmbimit euro lek sipas Bankës së Shqipërisë që në nisje të këtij viti euro është këmbyer midis kuotave 98 lekë deri në 100 lekë që është regjistruar vetëm në fund të muajit janar

Nëse shtojmë këtu edhe efektet e turizmit i cili tashmë ka pësuar një rritje të ndjeshme  në muajt e parë duhet theksuar se luhatjet janë pothuajse të pandjeshme. Aktorët e tregut nuk  presin ndryshime të rëndësishme në kursin e këmbimit edhe për javët në vijim, edhe pse tashme nis fluksi i turistëve të huaj.

Një element tjetër që ndikon në kursin e këmbimit është edhe pritshmëria e publikut dhe investitorëve ndaj programeve të partive politike dhe propozimeve të tyre. Ndërkohë që rikonfirmimi i qeverisë në zgjedhjet parlamentare krijon më shumë siguri në politikën fiskle gjë e cila nuk i ka ndikuar tregjet dhe pritshmëritë e investitorëve.

Ndërkohë që përfundimi i fushatës përkon me hapjen e sezonit turistik, çka nënkupton më shumë prurje të monedhës europiane në vend gjë që  mund të ketë një efekt në dobësimin e euros përballë lekut. Vlen të theksohet se muajt e parë ka pasur rritje të transaksioneve në euro nëpërmjet kanaleve zyrtare.

1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti. Qarkullimi i lartë i euros ën vend lidhet me turizmin, remitancat por edhe investimet fakt ky që është konfirmuar edhe në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko