Azgan Haklaj, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kandidat për deputet nga Koalicioni Euroatlantik ka  marrë pjesë në një aktivitetin “Maji i Preshevës” në nder të Dëshmorëve të Kombit.

Në një fjalim përshëndetës ai thotë se la garën politike në Tiranë për t’u bashkuar me ta, pasi siç shprehet ka qenë dhe është shpirtërisht me shqiptarët në zonat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Kam privilegjin të përshëndes e të përcjell tek ju një mesazh shumë vëllazërisht dhe tepër shqiptarisht në kujtim të martirëve të kombit shqiptar. Sot për çdo shqiptar duhet të jetë një ditë reflektimi për sfidat që kemi përpara si komb dhe me tepër se askush se vëllëzerit tanë të Kosovës lindore të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Më kënaqësi lashë përfundimin e garës politike në Tiranë për tu bashkuar me ju fizikisht, pasi shpirtërisht kam qenë dhe do jem me ju. E them këtë sepse konferencat, protokollet dhe laburatet e pushtuesve të huaj na ndanë tokën, por jo shpirtin, gjakun dhe historinë”, tha Haklaj.

Ai dha mesazhin se vetëm i bashkuar kombi shqiptar mund të integrohet në Evropën e qytetëruar.

“Ajo që më ka dominuar është bashkimi i shpirtëror i kombit tonë, pasi vetëm të bashkuar i përballojmë kohës dhe do integrohemi në Evropën e qytetëruar. Flitet shumë për integrime Evropiane, por pyetja shtrohet: A ka integrim Evropian me shqiptarë të ndarë në 5 shtete?! Natyrisht që jo”, deklaroi ndër të tjera Azgan Haklaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko