Tirana zyrtare do të presë 47 liderë nga i gjithë Europa, në Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian.

1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e samitit. Përgjatë perimetrit të sheshit “Skënderbej” rreth 600 efektivë policie do të ruajnë delegacionet e nivelit të lartë të lidërve evropianë.

Garda dhe SHISH do të ketë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet. Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha fotot e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë. Sa i përket sigurisë së personaliteteve në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj të cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi deri në zonën e sheshit ku do mbahet samiti.

Në terren ndodhen edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.

Rrugët e bllokuara:

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:

Sot nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së  delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” –  Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit –  Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George Ë. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” –  Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin  e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve do të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:

o             Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;

o             Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;

Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:

o             Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;

o             Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.

Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me  bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

 

BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT

 

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:

Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën  “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi  me  rrugën  “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën  e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”,  rrugën  “Urani Pano”  në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George Ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

 

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:

o             Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;

o             Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;

o             Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;

o             Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;

o             Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko