Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili ka vizituar për herë të parë Shqipërinë, ka mbërritur në Presidencë.
Keir Starmer dhe delegacioni i tij janë pritur në Presidencë nga kreu i Shtetit Bajram Begaj.
Kjo është vizita e parë e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, i cili mbërriti në Tiranë në kuadër të Samitit europian.
Presidenti Bajram Begaj gjithashtu do të presë në takim në orën 12:00, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Feridun Sinirlioğlu, si edhe delegacionin që e shoqëron.
Ndërsa në orën 15:30, në Presidencë do të mbërrijë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe delegacionin që e shoqëron.