Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun britanik Keir Starmer, ka deklaruar se Shqipëria dhe Britania e Madhe, kanë bërë progres të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm.

Rama: Dua t’ju falënderoj ju posaçërisht për kujdesin qysh në ditën kur unë erdha për samitin e Londrës që ngarkuat njerëzit tuaj për të na ndihmuar me ekspertizën e tyre në organizimin e këtij samiti në Tiranë që shpresoj ta kemi në lartësinë e duhur nesër.

Ky është një moment i rëndësishme  i marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Asnjëherë më parë nuk keni qenë aq të lidhur në dy çështje të rëndësishme; çështjen e Ukrainës, si dy vende që ndajnë edhe anëtarësinë në NATO dhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin e paligjshëm.

Besoj se në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ndërsa s ai takon të parë, marrë parasysh dhe situate gjeopolitike është edhe më e trazuar, ne kemi thelluar bashkëpunimin.

Në angazhimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm kemi arsye për të qenë krenarë për punë e bërë. Shifrat janë mbresëlënëse dhe përfitoj nga rasti i pranisë thuaj për të theksuar se referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi të suksesshëm është gjëja e duhur për publikun britanik. Jo kultivimi i miteve se shqiptarët janë një problem për britanikët

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko