Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, kryeministri britanik, Keir Starmer foli sot për partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Starmer tha se dy vendet do të punojnë më tej për të shtuar sigurinë në rajon.

Ai tha se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të punojnë së bashku për prodhimin dhe shitjen e mjeteve ushtarake.

“Urime për fitoren zgjedhore këtë javë. Është gjë e madhe  që unë jam këtu për të hapur atë që e shoh si kapitullin e radhës në marrëdhëniet tonë. Kjo është një mundësi për të parë nga afër se si punojnë nga afër vendet tona.  Siç e kam thënë kufijte e sigurt të vendit tonë janë jetike për planin tonë të ndryshmit. Njerëzit duan një sistem emigracioni të rregullt.

Task forca jonë e përbashkët kanë punuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm, ndërkohë kemi marrëveshjen e përbashkët për transferimin e të dënuarve…Shqipëria është aleat i fortë i NATOS dhe partner kyç për mbrojtjen e interesave të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Të fuqizojmë sigurinë kombëtare, ky është një momente që shtete europiane të qendrojmë së bashku  kundër agresionit rus. Ju jam shumë mirënjohës  për këtë partneritet kaq të fortë që keni treguar. Më këtë moment  po përçojmë një mesazh të qartë që Europa është e bashkuar.  Ne do të fuqizojmë sigurinë, do punojmë së për prodhimin dhe shitjet  mjeteve ushtarake”, u shpreh kryeministri britanik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko