Kandidati i PD për deputet Grigels Muçollari tregon detaje nga sherri i dhunshëm që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehemti.
Muçollari thotë se konflikti nisi për për një votë të pavlefshme.
Grigels Muçollari: Ka qenë një konflikt për një votë të pavlefshme. Akoma po sqarohen detajet. Kanë qenë persona të paidentifikuar të cilët kanë agresuar sekretarin e KZAZ, i cili është përfaqësues i PD. Zoti Remzi quhet kryetari. Nuk e di nëse janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës, se konflikti kishte nisur për numërimin për votat preferenciale të Partia Socialiste. Po i kërkojnë policisë që të marrë masa. Mesa di unë, nuk është arrestuar asnjë njeri.
Video e sherrit
Më herët, gazetarja Klodiana Lala raportoi se vëzhguesit e Ornaldo Rakipit qëlluan me grushte sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.