Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e celularit të tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Shkreli, për News24 është shprehur duke thënë “jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore.”

“Unë jam në krye të detyrës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore dhe ata të bëjnë punën e vetë, ne po bëjmë punën për të cilën na ka votuar populli”, deklaroi ai.

Kujtojmë se po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, janë sekuestruar edhe celularët e disa mbështetëse të PDS-së, pasi ka dyshime se janë përfshirë në shit-blerjen e votës në Qarkun Shkodër, ku partia e Tom Doshit ka marrë 2 mandate.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko