Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Berat–Lushnje, në afërsi të fshatit Moravë. Një automjet tip Benz, me targa AA 991 GZ, që po lëvizte në drejtim të Dimalit, ka humbur kontrollin, ka rrëshqitur dhe më pas është përmbysur në një kanal anës rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë pa lëndime nga makina.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivë të policisë rrugore, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, e cila ka ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.
Mjeti i aksidentuar është larguar nga vendngjarja me anë të një karroatreci.
