Teksa numërimi për votat preferenciale në Fier është drejt fundit, drejtuesja politike e PS në këtë qark, Belinda Balluku ne një prononcim për mediat tha se fitoren e Partisë Socialiste ia dedikoi emrave të kandidateve të rinj, duke veçuar Ceno Klosin si më të votuarin apo edhe mjekin e Lushnjës, Asforaj Haxhiun.
“Sa i takon votës preferenciale unë e vlerësoj shumë sepse tregon që kemi bërë një zgjedhje të mirë në skuadrën tonë. Vota preferenciale në të gjithë listën është e shpërndarë, por kemi edhe vendet e para, siç është rasti i Ceno Klosit që kryeson listën me mbi 16 mijë vota, apo rasti i Asfloral Haxhiut që përfaqëson grupin e deputetëve të Lushnjës, doktori që ka marrë rreth 12 mijë vota, apo rasti i Antoneta Dhimës që është me e votuara nga femrat, mbi 6 mijë vota. Kjo tregon që kemi bërë zgjedhje të mira, kemi pasur një përfaqësim me njërëz që janë lindur dhe rritur këtu. Rasti i Ceno Klosit është një djalë që është lindur në Fier, është rritur këtu është shkolluar këtu, pastaj me kontribute në PS, me arritje në karrierën e tij. Sic është edhe rasti i Aldit, që vjen nga një familje socialiste, por është edhe një nga kirurget më të mirë”, tha Balluku.
Një mesazh, Balluku kishte edhe për opozitën: “Nuk e kam ndjekur prononcimin e zotit Baçi. Nëse e ka pranuar humbjen tregon qytetari. Unë kam respekt, ai përfaqëson të djathtët e qarkut. Unë i uroj suksese në detyrën që do kenë në parlament. Kjo është një betejë që ka qenë e drejtë nga fillimi në fund. Procesi shkoi në mënyrën më të mirë”
Përsa i përket votës se diasporës Balluku pohoi se tashme ne diaspore po numërohen votat e Greqisë ku pritshmerite janë tepër te mëdha, ndaj 12 mandatet i konsideroi te sigurta, ndërsa minimizoi mundësinë e Nismës Shqipëria Bëhet për te marre një mandat ne qarkun e Fierit.