Për ditën e Premte moti do të jetë i paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak.
Vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.
Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intenistet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Temperaturat minimale do të jenë 3 gradë Celsius, ndërsa maksimale 19 gradë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 22m/s.
Valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.