Administrata Trump po planifikon të heqë rekomandimet rutinë për vaksinimin kundër Covid-19 për gratë shtatzëna, fëmijët dhe adoleshentët, raporton Wall Street Journal.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, i udhëhequr nga sekretari Robert F. Kennedy Jr., pritet të bëjë ndryshimin ndërsa prezanton një strukturë të re për miratimin e vaksinave.
Koha e saktë e njoftimit është e paqartë, por mund të ndodhë brenda disa ditësh.
Aktualisht, CDC (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) rekomandon vaksinimin kundër Covid-19 për të gjithë personat mbi moshën gjashtë muajsh, përfshirë gratë shtatzëna.
Nuk është ende e qartë nëse HHS (Departamenti i Shëndetësisë) ka për qëllim të heqë plotësisht këto rekomandime apo thjesht të këshillojë pacientët të konsultohen me mjekun e tyre për rreziqet dhe përfitimet.
Kennedy ka qenë kundërshtar prej kohësh i vaksinave kundër Covid-19. Në vitin 2021, ai kërkoi nga FDA të revokojë autorizimin për përdorim emergjent të tyre.
Disa aleatë të Trump që po punojnë me të gjithashtu janë shprehur kundër vaksinave, veçanërisht atyre me teknologji mRNA dhe atyre të miratuara për fëmijët.