Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri, kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, i cili ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Rama ka publikuar në Facebook momentin kur ai pret ne Kryeministri homologun spanjoll.

Siç duket dhe në video Rama ka pritur me përqafime Pedro Sanchez.

Përmes postimit ne Facebook Rama zbardh detaje nga takimi dypalësh që zhvilloi sot me kryeministrin e Spanjës.

Dy liderët diskutuan  për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë.

“Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama ne Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko