Kryeministri Edi Rama ka komentuar fushatën elekotrale dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Kreu i qeverisë u shpreh se fushata u përqëndrua tek fjalët: “Europë, identitet e përkatësi”, duke shtuar se fitoi më shumë 52% të votave.

“48% i mbetur i votuesve nuk janë euro-skeptikë, por euro-optimistë të painformuar që mendojnë që duhet të isha shkarkuar meqe nuk ia dola kohë më parë të kisha bashkua Shqipërinë me BE”, shtoi Kryeministri.

“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë. Jo si një çështje që krijon ndasi, por një deklaratë e përbashkët identiteti, jo si një listë politikash por si një përgjërim i thellë për përkatësi, si një fat i bashkëndarë.

Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar tek këto fjalë, Europë, identiteti përkatësi. Fitoi më shumë se 52% të votave. Për mikun tim të dashur këtu Kirs, ishte një rezultat i ngjashëm me referendumin e Brex, por me role të përmbysura.

52% për ne për të mbetur, apo në rastin tonë për tu bashkuar. 48% i mbetur i votuesve nuk janë euroskeptikë, por eurooptimistë të painformuar që mendojnë që duhet të isha shkarkuar mqs nuk ia dola kohë më parë të kisha bashkua Shqipërinë me BE”, u shpreh kreu i qeverisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko