Skip to content

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

640 0 1747403340x1747401903 screenshot1 118

Reshjet intensive të shiut kanë “pushtuar” vendin teksa janë regjistruar problematikat e para në akset rrugore.

Raportohet se problematika janë hasur edhe te Rruga e Arbrit, konkretisht segmenti Tre Çezmat-Shupenzë.

Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës.  Kjo ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit.

Autoritetet lokale janë duke marrë masat e nevojshme për të pastruar rrugën.