Atletet e bardha me yll të kryeministrit Edi Rama morën sot vëmendjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt këtë të premte në kryeqytet.

Me të mbërritur në sheshin Skëndërbej, atje ku u mbajt Samiti, presidentit turk i ranë në sy atletet e kryeministrit, i cili po e priste me çadër.

Siç duket edhe në video presidenti turk iu afrua Ramës, duke qeshur i tha: “Paske veshur atlete”.Më pas, në deklaratat për gazetarët, Erdogan tha: “Do të flasim për paqen nga Shqipëria për të gjithë botën”, duke nënvizuar nevojën për stabilitet dhe bashkëpunim në një epokë sfidash gjeopolitike.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko