Një person është plagosur me armë zjarri gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, i plagosur ka mbetur Kristian Kaçorri 28 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kofshë, pa pasoja të rënda për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në një kioskë tek “Lulishtja” në Komunë të Parisit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Ndërkohë policia me anë të njoftimi sqaroi se i riu ishte vetë plagosur aksidentalisht me nje pistolete qe e mbante pa leje.