Nga Altina Joka, nutricionist
Është një bibliotekë informacioni që shkrihet në trupin tonë, quhet ndryshe kimoprotektiv, pra mbrojtës i ADN-së sonë për të parandaluar dëmtimin qelizor që çon në shfaqjen e kancerit.
Cilësitë antibakteriale të majdanozit ndihmojnë në shëndetin e dhëmbëve dhe problemet e lëkurës të shkaktuara nga bakteret, si dhe në erën e keqe të gojës.
Përfitimet në shëndet
- Majdanozi rrit alkalinitetin në organizëm.
- Lufton kërpudhat në zorrën tonë dhe kandiden.
- Apioli që gjendet në majdanoz parandalon infeksionet në sistemin urinar.
- Majdanozi është një diuretik natyral.
- Përmirëson tretjen dhe rrit përthithjen e lëndëve ushqyese.
- Majdanozi ndihmon në zbutjen e një sërë sëmundjesh gastrointestinale, duke përfshirë gazrat, kapsllëkun, dispepsinë dhe fryrjen.
- Ndihmon në rritjen e prodhimit të biliareve dhe lëngjeve të shëndetshme të stomakut.
- Ndihmon në largimin e ujit të tepërt duke stimuluar daljen e urinës në veshka.
- Gjethet, farat, madje edhe rrënjët e bimës së majdanozit konsiderohen si një ilaç efektiv kundër diarresë.
- Pioli dhe myristicina, dy përbërës në vajin e majdanozit, janë përgjegjës për mbarëvajtjen e veshkave dhe gurëve në to.
- Majdanozi ndihmon në largimin e gurëve të tëmthit nga trupi.
I pasur me vitamina dhe minerale
- Është i pasur me vitaminë C, e cila nxit përthithjen e hekurit dhe ndihmon në trajtimin e anemisë.
- Dy lugë gjelle majdanoz përmbajnë më shumë se 150% të vlerës ditore të vitaminës K. Është përdorur për të trajtuar hipertensionin arterial dhe çrregullimet e zemrës.
- Përbërja e fibrave dhe flavonoideve të majdanozit është një nga arsyet pse ai është efektiv në uljen e kolesterolit.
Është i pasur me lëndë ushqyese që nxisin rritjen e kockave. Përmban vitaminë K, e cila bashkëvepron me kalcium, vitaminë D, fosfor dhe magnez për formimin e kockave.
Një filxhan majdanoz përmban rreth 89% të vlerës ditore të vitaminës C. - Ka vitaminë A që ndërvepron drejtpërdrejt me limfocitet – qelizat e bardha të gjakut.
Klorofili i majdanozit ka efekte antibakteriale, antifungale dhe detoksifikuese.
Myricetina, një flavonoid që gjendet në majdanoz, ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës. Apigenina, një kimikat natyral i majdanozit, ndihmon në reduktimin e tumoreve. Luteolina, një tjetër kimikat që gjendet në majdanoz, është një agjent parandalues i kancerit. Ajo bllokon metabolizmin e kancerogjenëve që prodhojnë mutagjenë aktivë në kromozomet e mëlçisë.
Majdanozi përfshin kuercetinën, një antioksidant të fuqishëm që parandalon inflamacionin dhe stabilizon qelizat që prodhojnë histaminë.
Urecetina, një tjetër antioksidant në majdanoz, përdoret në terapi për trajtimin e prostatitit.
Përmban beta-karoten që ndihmon në shëndetin e syve.
Opsina dhe rodopsina, pigmente që gjenden në retinën e syrit dhe ndihmojnë në shikimin e natës, gjenden tek majdanozi.
Rrënja e majdanozit përfshin kalcium, hekur dhe vitamina të kompleksit B, të cilat mbështesin gjëndrat paratiroide.
Majdanozi mund të nxisë menstruacione të shëndetshme dhe të lehtësojë ngërçet.
Balancohet niveli i hormoneve, duke ndihmuar në reduktimin e simptomave të sindromës premenstruale.
Përmban bakër, një mineral që luan rol në funksionimin e trurit, zemrës dhe muskujve skeletorë. Ai gjithashtu ndihmon në uljen e pigmentimit të lëkurës.
Mund të ndihmojë në rritjen e flokëve kur mungesa e lëndëve ushqyese është shkaku i rënies së tyre.
Vitamina B9 ndihmon në reduktimin e anomalive gjatë shtatzënisë dhe lindjes.
Majdanozi është efektiv për diabetikët kur përdoret me disa çajra të tjerë.
Ndaj, kudo që jeni – në restorante, pushime apo në shtëpi – mos e ndani këtë suplement nga pjata juaj.
Siç thoshte Hipokrati: “Përdoreni majdanozin kudo e në çdo gjë, madje edhe në ëmbëlsira.”