Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një prift raportohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:00 në nr. 14 të qytetit. Mësohet se prifti Kristaq Viso ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas burime, prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup, ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko