Prifti Kristaq Viso, i cili dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga çatia kishës, është me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Ka qenë kryepeshkopi Joan Pelushi, ai që ka kërkuar transferimin e tij në Tiranë pasi gjendja e priftit është shumë e rënduar për shkak të dëmtimeve në kokë.
Sipas informacioneve, prifti ka qenë në çati duke punuar për të nxjerrë disa tjegulla dhe llamarina.
Nga vjetërsia dhe kalbja e pjesës së tavanit, prifti ka rënë brenda ambienteve të kishës pasi platforma është shembur.
Sipas burimeve, kisha është e vjetër dhe do të rikonstruktohej së shpejti, ndaj dhe prifti kishte hipur në çati për të zgjedhur materialet, të cilat mund t’i hynin në punë.
Në momentin e ngjarjes, në kishë raportohet se ndodhej edhe një prift tjetër, jashtë ambienteve të saj. Prifti Kristaq Viso raportohet se ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup.
“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftuan blutë.